Home MAGAZINA Si të zbuloni nëse ai ju do me të vërtetë apo vetëm...

Si të zbuloni nëse ai ju do me të vërtetë apo vetëm për seks

678
0
SHARE

Sistemi më i mirë për të zbuluar nëse ai është i dashuruar e do të bëjë gjëra serioze është të vëzhguarit me kujdes i sjelljes së tij.
Le të shohim cilët janë sinjalet pozitive dhe ato negative.

Ju do nëse:
* Kërkon të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me ju. Është e qartë se nëse ndonjëherë dëshiron të dalë edhe me miqtë e tij kjo nuk do të thotë asgjë.
* Nuk ka vështirësi të mëdha t’ua përsërisë hera-herës se ju dashuron dhe ju ka xhan. Përkundrazi nëse do ju duhet t’ia nxirrni me pinca ose në e thotë vetëm nëse e gudu1isni, nuk është shumë i dashuruar.
* Ju telefonon dhe ju kërkon shpesh, nëse shkon jashtë qytetit ose jashtë shtetit dhe kujtohet për ju, të paktën për t’ju thënë natën e mirë.
* Është mirë me ju, ndjehet rehat dhe mes jush ka dialog.
* Do t’ju shikojë shpesh në sy. Dashnorët e vërtetë adhurojnë, të humbasin te sytë e njëri-tjetrit.
* I pëlqen t’u prekë, t’u përkëdhelë, t’u bëjë mijëra ledhatime e llastime. Kush nuk është i dashuruar, e ka mendjen vetëm tek seksi e tregohet i dashur vetëm kur bën dashuri.
* Në raste të rëndësishme ju bën dhurata të bukura, nëse s’janë të kushtueshme janë të paktën të kërkuara.
* Kur qëndron shumë ditë jashtë qytetit ose shtetit, kur kthehet mezi pret që t’ju përqafojë e sapo vjen ju telefonon e ju kërkon të takoheni sa më shpejt.
* Pasi keni bërë dashuri nuk e bën çdo gjë shpejt e shpejt e nuk kërkon të iki sa më parë nga ju. .
* Është i zoti të sakrifikohet për ju, ju këshillon zgjedhje që ndonjëherë mund të jenë edhe në disfavorin e tij.
* Kur nuk është me ju hera-herës ju mendon, më pas kur ju sheh ju thotë se e ka pasur mendjen tek ju dhe ju ka ëndërruar.

Janë sinjale negative:
* Nëse i vjen turp ta shohin me ju e nuk ju prezanton kurrë me miqtë e tij.
* Nuk ju flet kurrë për martesën, nuk bën kurrë projekte për të ardhmen tuaj. Flet për shtëpinë dhe për familjen vetëm nëse argumentin e ngrini ju.
* Nëse nuk i besoni as edhe sinjaleve ose nuk dini t’i interpretoni mirë, gjithmonë mund ta vini nën provën e zjarrit. Bëheni që ta joshë një mikja juaj shumë seksi dhe shihni nëse do të bjerë në rrjetë. Kujdes, duhet të jetë një vajzë tek e cila ju besoni shumë, përndryshe mund të fillojnë të shkojnë në shtrat pa dijeninë tua. Me një të goditur keni humbur të fejuarin dhe miken tuaj më të mirë.

LEAVE A REPLY