Të nderuar besimtarë!
Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, faljes, bereqetit e të mirësisë, ndaj Organizata Humanitare Kulturore ”Horizonti ”nga Bujanoci të gjithë besimtarëve të fesë islame e në veçanti besimtarëve të Luginës së Preshevës me përgëzimet më të sinqerta i uron muajin e shenjtë të Ramazanit , duke i dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi i gjithësisë. Agjërimi duhet të shoqërohet edhe me vepra, punë e fjalë të mira duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë dhe duke u ruajtur nga veprat e ndaluara. Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit, e mëson njeriun të ketë dashuri dhe sinqeritetit ndaj familjes dhe shoqërisë dhe të tregohet solidar ndaj fëmijëve, familjes, rrethit, skamnorëve, jetimëve, vlera këto për të cilat ka nevojë edhe në rajonin e Luginës së Preshevës. Lusim All-llahun e lartëmadhëruar që Ramazani të jetë përkujtues për të gjithë që duhet të ndihmojmë njëri tjetrin me humanitet dhe të tregojmë respekt ndaj njëri tjetrit, po ashtu të kenë rrespket të ndërsjellë ndaj shprehjes së lirë. Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe një herë i’u shprehim urimet dhe përgëzimet më të më të mira e të sinqerta , duke e lutur All-llahun e lartëmadhëruar që të na pranojë agjërimin, namazin, sadakanë dhe adhurimet tona.
Amin!
Organizta Kulturore Humanitare”Horizonti”
Rijad Demiri, kryetar
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=_foR3-5gzH4 ” width=”560″ height=”315″]






