Home LAJME Japoni, shpërthen naftëmbajtësja, 4 në gjendje të rëndë

Japoni, shpërthen naftëmbajtësja, 4 në gjendje të rëndë

802
0
SHARE

Pas një shpërthimi të ndodhur në një depozitë të madhe nafte në Japoni, në naftëmbajtësen Shiki Maru, në afërsi teë portit Himeji, katër persona janë plagosur rëndë.

Sipas mediave lokale raportohet se janë shpëtuar gjithsej 7 anëtarë të anijes naftëmbajtëse, nga 8 anëtarë të ekuipazhit që ishin gjithsej. Ndërkaq, kapiteni është shpallur i humbur.
Naftëmbajtësja prej 998 tonësh ishte ankoruar 6 kilometra nga gjiri në momentin e ndodhjes së shpërthimit, rreth orës 9:20 me orën lokale dhe 2:20 me orën tonë.

Janë ende të paqarta rrethanat e incidentit, i cili ka ndodhur pasi ishte shkarkuar sasia e lëngut të transportuar.