Home MAGAZINA Kur aktorja e dërgon Tom Cruise në seks club !

Kur aktorja e dërgon Tom Cruise në seks club !

750
0
SHARE

Aktori i njohur amerikan, Tom Cruise, ka pritur një darkë të civilizuar, kur Emily Blunt e ka ftuar atë në ditëlindjen e Mat Damon, por në vend të kësaj, ajo e dërgoi në një club nate seksi.

31 vjeçarja e cila ka një fëmijë me bashkëshortin John Krazinski, është bashkuar me Tom Cruise në ditëlindjen e Mat Damon, por teksa Cruise priste një darkë të civilizuar dhe serioze, ajo e dërgoi atë në lokalin “The Box”, një klub nate seksi në Londër.

Duke folur në emisionin e Jimmy Kimmel, Emily tha: “Ishte me të vërtetë e bezdishme festa e ditëlindjes së Mat Damon. Çfarë dështaku. John, bashkëshorti im, ka dashur që të bëjë diçka të çmendur për të”.

“Unë nuk e di nëse keni dëguar për clubin e njohur The Box? është një klub nate seksi. Janë gjëra të çuditshme që ndizen dhe ju bëjnë të ndiheni mirë”.

“Tom e dashuron Mattin dhe Tom ka dashur të vijë në këtë klub. Ai mendoi se do të ishte një darkë e civilizuar. Kështu që i shkruva një e-mail, ia tregova planin dhe i thashë se do të jtë mirë. Ai nuk e ka ditur se bëhet fjalë për një klub seksi, por kur e mësoi, u shokua”, ka thënë Blunt.