MC Kresha së shpejti do të lansojë edhe klipe të reja nga albumi “Emceeclopedy”.
Nëpër rrjetet sociale raportohet se albumi do të publikohet këto ditë, ndërsa do të pasojnë edhe videot e reja nga ky projekt.
Mësohet se edhe një produksion gjerman është angazhuar për realizimin e disa prej tyre.
Kënga e parë e albumit të ri të reperit, “Amsterdam”, u lansua në muajin mars, ndërsa teksti i saj ishte shkruar në bazë të njërit prej roleve të protagonistëve të filmit “Amsterdam Express”.






