Gajtë ditë së djeshme në komunën e Bujanocit është bërë hapja e ofertueseve tW cilët kanë konkurruar për tenderin e asfaltimit të rrugës Zarbicë -Muhoc.

Në këtë eveniment, kanë marrë pjesë Kryesuesi i Fondit Humanitar për Malësi të Bujanocit Mefail Limani ,Selami Bajrami nga Bashkësia Lokale dhe anëtarët, Sejdulla Kadriu, Mefail Ramadani e Ibrahim Maliqi.
Në prani të shumë pjesëmarrësve u shpalosën emrat e firmave tenderuese. Edhe pse nëpërmes internetit kishin shkarkuar shumë ofertues, sot u bë e ditur se dy firma ishin ofertues kryesor: “Saba Bellça” dhe “Slloga Constuction”. Po ashtu, nga ky takim u bë e ditur se shumë shpjet do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës, dhe pas nënshkrimit të kontratës menjëherë njëra prej firmës fituese do të fillojë punët. Është paraparë se gjerësia e rrugës do të jetë 4.5 metra, ndërsa 0.5 m. anësorët, kështu që gjerësia do të arrijë 5.5 metra ,(4.5m asfalt dhe nga gjysëm meter bankinat). Sipas marrëveshjes, në kohë optimale, është paraparë rregullimi, përkatësisht, asfaltimi i rrugës do të përfundojë brenda afatit të parapar Paraprakisht një ditë më para u mbajt dhe mbledhja e Kryesisë së Fondit Humanitar me seli në Gjilan ku dhe u muar vendimi për pjesmarrje në këtë eveniment dhe u caktuan pjesëmarrësit nga ana e Këshillit







