Në Medvegjë, qindra shqiptarë të bashkuar nga trojet të ndryshme shënuan “Ditët e Diasporës” i cili këtë vit u mbajt në Banjë të Siarinës.
Në këtë eveniment morrën pjesë edhe përfaqëuesit e BIPBM-së të ftuar nga Leme Xhema nënkryetare e Komunes së Medvegjes.
Me çrast Lulzim Miftari i përshëndeti të pranishmit në emër të BIPBM duke i thanë se ne jemi me ju dhe asnjëher nuk do të ju harrojmë.
Në këtë manifestim tradicional „Ditët e diasporës shqiptare“, që po mbahen prej disa vjetëve në Medvegjë, konrektisht në Banjë të Sjarinës në kompleksin „Gejzer“, sonte nga ora 19.00, me organizim të SHH „Medvegja“ me selinë e saj në Fully të Valisit-Zvicër e ndihmuar nga komuna e Medvegjës dhe medvegjas të tjerë, që jetojnë në Medvegjë e Kosovë, frymuan shqip me këngë dhe valle shqipe.
Për këtë eveniment të rëndësishëm, kryesia e SHH „Medvegja“ me muaj të tërë ka punuar, që të del si është më së miri. Medvegjasit siç dihet në Zvicër, janë ndër më të organizuarit, ata në manifestimet e tyre, mbledhin hiq më pak se mbi dy mijë bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare. Në manifestimet e medvegjasëve, që janë shumë të njohura për çdo bashkëkombas që jeton në diasporë e në atdhe, marrin pjesë edhe personalitete të larta zvicerane, por edhe ato nga atdheu. Kjo shoqatë, është ndër më të fuqishmet, zëri më real dhe i fuqishëm i Medvegjës, falë një pune të madhe, që e kanë pasur dhe me një unitet të pashembullt.








