Home Aktuale Gashiq:Edhe një kamp për refugjatë në Miratoc të Preshevës

Gashiq:Edhe një kamp për refugjatë në Miratoc të Preshevës

878
0
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq, gjatë qëndrimit të tij në Preshevë gjatë ditës së sotme ka thënë se për shkak të krizës së ditëve të fundit në kufirin greqi-maqedoni, në fshatin Miratoc të Komunës së Preshevës po ngritet edhe një kamp i madh për pranimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Gashiq, me rastin e vizitës në kampin e Miratocës i ka thënë gazetarëve se në këtë moment, në këtë vend dhe në Qendrën e pranimit në Preshevë janë rreth 5.000 refugjatë.
Ai ka shtuar se një numër i madh i njerëzve në 24 orët e fundit ka hyrë në Serbi dhe se pritet një intenzitet i ngjashëm edhe në një apo dy ditët e ardhshme.

IMG_20150823_134206
Gasiq ka thënë se Serbia nuk mund të ndalojë emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut hyrjen në territorin e saj, duke shtuar se autoritetet shtetërore po të punojnë në organizimin e një qendre të re për pritjen të refugjatëve, afër Beogradit.
Sipas fjalëve të ministrit, gjatë ditës në kampin e sapo hapur në Miratoc do të mbërrijë edhe ekipi i mjekëve nga Spitali Ushtarak i Nishit, derisa do të sillet edhe energjia elektrike në mënyrë që emigrantët të pajisen me vërtetim që ka si qëllim kërkimin e azilit në Serbi.

Ky vërtetim, refugjatëve i jep të drejtë në qëndrim legal në Serbi për 72 orët e ardhshme, gjatë së cilave ata duhet të kërkojnë azil apo ta lëshojnë territorin e Serbisë.
Në fushat afër fshatit kufitar Miratoc janë vendosur nëntë tenda të mëdha si dhe tenda të vogla të cilat refugjatët i kanë sjellë me vete. Kampi po sigurohet nga policia dhe pjesëtarët e Xhandarmërisë me automjete luftarake.
Gasic sot vizitoi qendrën e pritjes në Preshevë, në të cilën ishin të angazhuar dy mjekë ushtarakë dhe teknikë të cilët në bisedën kanë thënë se çdo ditë ata pranojnë në mes të 60 dhe 100 pacientë, kryesisht për plagë të lehta apo infeksione , ndërsa e ndërlikuara i dërgojnë për trajtim në Shtëpinë Shëndetit në Preshevë dhe Qendrën Spitalore në Vranjë./Lugina Press/