Home Aktuale LIGA BOTËRORE ISLAME PËR PAQE MIDIS NJERËZVE

LIGA BOTËRORE ISLAME PËR PAQE MIDIS NJERËZVE

818
0
SHARE

Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë H. Nexhmedin ef. Saqipi, këto ditë, pati një vizitë të suksesshme në Arabinë Saudite.

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, në të gjitha takimet që pati Myftiu, i njoftoi me gjendjen e myslimanëve të Luginës së Preshevës. Në mes shumë takimeve tjera, që pati Myftiu gjatë vizitës së tij, vlen të përmendet takimi me zëvendës sekretarin e Organizatës Islamike Botërore “RABITATUL ALEMIJE EL-ISALMIJE- LIGA BOTËRORE  ISLAME” me seli në Mekë, z. Abdul Rrahman Ibn Abdullah Milah si dhe me dr. Hasan  Ali Achdal, sekretar gjeneral nga Organizata Islamike ndërkombëtar e medieve.

Nexhemedin Saqipi

Gjatë këtyre takimeve Myftiu Saqipi, i njoftoi bashkëbiseduesit, detajisht për gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet Lugina e Preshevës dhe nevojat e popullatës së saj, për më shumë të drejta në të gjitha segmentet e jetës, duke përshirë edhe atë të paqes dhe sigurisë.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, gjatë këtij misioni  u takua me drejtorin e drejtorisë së Ministrisë së Haxhit, Husni A.M. Bostaji, për t’i koordinuar punët në mënyrë, që haxhi për haxhinjtë e Luginës së Preshevës, të jetë sa më i organizuar.

Lidhur me rëndësinë e kësaj vizite, shkëputëm një prononcim të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, i cili u shpreh se gjatë kësaj vizite pati rastin dhe kënaqësinë t’i njoftoj autoritetet e Ligës Botërore Islame, për pozitën e vështirë të besimtarëve të Luginës së Preshevës dhe për përpjekjet e tyre të pareshtur për sendërtimin e paqes dhe stabilitetit, në këtë rajon deri dje të përfshirë në flakët e konflikteve të armatosura./Lugina Press/