Home Aktuale Familja Kumova e gashtme të ndihmoj shkollën e Tërrnovcit

Familja Kumova e gashtme të ndihmoj shkollën e Tërrnovcit

1086
0
SHARE

Kryetari i Organizatës “Rumelisiad” nga Turqia Omer Kumova,  së bashku me babanë e tij Bajram Kumova kanë vizituar sot shkollën fillore”Muharrem Kadriu”, në  Tërrnovc raporton Lugina Press.

Me këtë rast musafirët nga Turqia me prejardhje nga Tërrnovci i priti drejtori i i kësaj shkolle Naser Zairi me stafin e tij.

Drejtori Zairi duke i shprehur mirëseardhje i’u drejtua atyre duke i thënë,  ndjehuni rehat sepse kjo është shtëpia jonë e përbashkët.

Ju jeni një familje e madhe e cila edhe pse keni qenë  jashtë Tërrnovcit, Tërrnocin me mendje dhe zemër e keni mbajtur me vehte kah do që  keni shkuar i tha Zairi familjes Kumova.

Mandej vazhdoi duke i thënë se  njerëzit e mëdhenjë siç jeni ju, kur kotriboni në shkollën tonë, dëshira juaj është që shkolla t’i ngjajë bile një qyteti më të përparuar të Turqisë.

Ndërkohë pas takimit  Zairi i njoftoi musafirët se shkollës së Tërrnovcit i mungon salla e edukatës fizike ku në këtë kohë po thuaj se e posedojnë shumica e shkollave.

Me këtë rast familja Komova i dhanë një shpresë se në të ardhëm janë të gatshëm të ndihmojnë shkollën e Tërrnocit ashtu siç e kanë ndihmuar edhe më herët.

Ndërkaq familjen  Kumova e shoqëroi dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me stafin e tij./Lugina Press/