Ekspertët e komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës, qëndruan sot në Bujanoc.
Gjatë takimit në mes kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe ekspertëve të komisionit faktëmbledhës të Këshillit të Evropës u diskutua (mos)realizimi i Konventës kornizë të Këshillit të Evropës dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Participimi adekuat i shqiptarëve në institucionet republikane, gjyqësori dhe njohja e diplomave të Kosovës, temë kryesore në takim./Lugina Press/






