Home Aktuale Përfundoi manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”(Video+foto)

Përfundoi manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”(Video+foto)

1186
0
SHARE

Pas aktiviteteve të shumta ka përfunduar sot manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” .
Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” ka përfunduar sot me manifestimin qendror i cili u mbajt në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Në manifestimin qëndror i cili është mbajtur në kuadër të ditëve komandant Lleshit kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit,përfaqësues të OVL-së, familjarë të komandant Lleshit,regjisorë nga Kosova dhe qytetar të tjerë.
Më këtë rast u shfaqë festivali i filmit shqip të metrazhit të shkurt ‘Shkurt ,Shqip për Vajën’.

2
Në këtë manifestim të pranishmit i përshendeti Kryetari i OVL-së Edmond Isufi.Ndërkohë fjalën e rastit e mori edhe regjisori nga Kosova me prejardhje nga Lugina Kastriot Saqipi.Me këtë rast Saqipi ftoi të pranishmit,që në vend të një minut heshtje,Ridvan Qazimi të përshendetet me duar trokitje.
Në këtë festival u ndanë mirënjohje për aktorin dhe producentin Avni Dalipi e që mirënjohjen ja dhuroi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Ndërkaq mirënjohje u nda edhe për regjisorin Burim Haliti e që mirënjohjen ja dërzoi Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu.
Ndërkaq Kryetari i bashkësisë lokale të Ternocit Agim Haliti i ndau mirënjohjen për regjisorin Robert Bacaj.Ndërsa mirënjohje ju nda edhe për regjisorin Kastriot Saqipi e që mirënjohjen ia ndau Kryetari i OVL-së Edmond Isufi.Ndërkohë mirënjohje u nda edhe për regjisorin Osman Demiri,e ndërkaq me mirënjohje u nderua edhe redaktori i portalit informativ ‘Telegrafi’ Gazmend Kajtazi.
Në fund të pranishmit i argëtoi Shoqëria Kulturo Artistike ‘Shqiponja’ nga Karadaku i Preshevës dhe kështu përfundoi manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”. /LuginaPress/