Home Aktuale Edicioi i dhjetë “Ditët e Miqësisë” të Gezetarëve Shqiptarë mbahet ...

Edicioi i dhjetë “Ditët e Miqësisë” të Gezetarëve Shqiptarë mbahet në Prishtinë dhe Mitrovicë

302
0
SHARE

Edicioi i dhjetë “Ditët e Miqësisë të Gezetarëve Shqiptarë” këtë vit është mbajtur në Kosovë në 14 vjetorin e pavarësisë së saj.

Tashmë një dekadë të këtij eventi që po organizohet nga Unioni i Gazetarëve Shiptarë në krye me Aleksandër Cipa, Besim Dybeli kryetar i degës së UGSH-së në Elbasan dhe Xhimi Vila kryetar i  shoqatës Ress Egnatia.

Ky  event i rëndësishëm i UGSH-së” Ditët e Miqësisë”  ka qarkulluar këto 10 vjet në shumë qarqe të vendit dhe rajonit. Nga Saranda deri në Shkodër, Shkup, Preshevë e Bujanoc UGSH-ja ka percjellur mesazhe të miqësisë e bashkëpunimit mes komunitetit të gazetarëve.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dega në Elbasan Besim Dybeli , Shoqata Ress Egnatia e drejtuar nga Xhimi Vila dhe kryetari i Unionit të  Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa  janë “truri dhe vula” e këtij aktiviteti të rëndësishëm të Unionit  të Gazetarëve i  cili këtë vit ka shënuar edicionin e 10-të.

Dita e Miqësisë është mbajtur në qytete të ndryshme në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut në Shkup, në Preshevë e Bujanoc ku zbarkuan më se 100 gazetar shqiptarë.

Ndërsa këtë vit në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës ky event u zhvillua në Prishtinë e Mitrovicë.

Programi i edicionit të 10-të “Ditët e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” nisi në Prishtinë më paraqitjen  e librit të gazetarit të mirënjohur Nehat Islami “Hotel Bejruti”, botim  ky i UGSH-së.

Pak më vonë në po të njejtën dit është mbajtur tryeza me temën

“Skenat mediatike ne kerkim te nje tregu mediatik”, me çrast u ndanë dhe çmime  për disa gazetarë  nga organizatorët.

Po ashtu  gjatë kësaj dite UGSH-në në  krye me Aleksandër    Çipa i shoqëruar Nexhat Behlulin, president  i kopmanisë medalilae” Spekri”i priti presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Po jo vetëm kaq nagse aktiviteti vazhdoi edhe të nesërmen, gazetarët shqiptarët zbarkuan në Mitrovicë të cilët u pritën nga kolegët e tyre në një takim   në ndërtesën e RTV Mitrovica.

Pjesë e këtij udhëtimi ishte dhe vizita  në  Kullën e  Jasharëve  ë Prekaz ku dhe përfundoi edicoini i 10-të”Ditët e Miqësisë”.

 

Ndërkaq që prej vitesh pjesë e këti eventi janë edhe gazetarët nga Lugina e Preshevës falë kryetarit të UGSH-së Aleksandër Çipa, kryetarit të UGSH-së në Elbasan Besim Dybelit dhe Xhim Vila i Shoqatës Ress Egnatia.

 


Por nuk duhet lënë anash dhe kontributi i gazetarit Valon Gashi krytar UGLP-së arriti të bëjë urën lidhëse mes Luginës dhe Shqipërisë bashk me Nexhat Behlulin presidentin e kompanisë mediale “Spektri”.


Unë si pjesë edhe në fushën e informimit i falënderoj që po na nderojnë për pjesëmarrje në këtë event,për mua është nderë dhe privilegj.

Rijad Demiri: Redaktorë përgjegjës i portalit Lugina Press