Home Aktuale Bashkësitë fetare dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini

Bashkësitë fetare dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini

193
0
SHARE

Klerikët fetarë në Kosovë janë mbledhur këtë të mërkurë dhe kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët kundër martesave të së njëjtës gjini.

“Bashkësitë fetare të Kosovës janë duke kundërshtuar nismën për ndryshimin e Kodit Civil të Kosovës, pasi kanë shqyrtuar projektligjin në fjalë dhe pas konsultimeve që kanë pasur në takimin e sotëm të prijësve tanë, duke bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve tona si dhe në kodin e vlerave të popullit tonë, jemi dakorduar që të kundërshtojmë këtë nismë”.
“Bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej çdo riinterpretimi të neneve për familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve në vendin tonë”, thuhet, mes tjerash, në deklaratën e tyre të përbashkët.
Imzot Dodë Gjergji, nga Kisha Katolike, gjatë nënshkrimit të kësaj deklarate, tha se për këtë janë bashkë dhe janë angazhuar tash e sa vjet.
“Të gjithë jemi së bashku me këtë deklaratë dhe kemi një qëndrim dhe jemi të angazhuar që ta ruajmë familjen dhe popullin tonë në këtë drejtim dhe shumë gjëra tjera që na bashkojnë. Nuk është një temë që ka dalë dje ose sot, por është punë disavjeçare e jona bashkërisht”, tha ai