Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot, me nismën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe me pëlqimin e drejtorëve të policisë, e ka publikuar vendimin që të ndërrohen të gjithë shefat e drejtorive në polici.
Vuçic, në konferencën e jashtëzakonshme për gazetarë, ka thënë që në vend të tyre përkohësisht do të jenë zëvendësit e tyre, derisa nuk zgjedhen shefat e rinj të drejtorive.
“Kjo nuk do të thotë se ndokush në polici do ‘t’ia heq kokën’ ndokujt. Shteti, për shkak të situatës objektive, e ka marrë vendimin që të ristartojë sistemin e policisë”, ka theksuar Vuçiq.






