Home Aktuale Deputeti Kamberi takon koordiantorin e Lëvizjes Qytetare ”Vatra”

Deputeti Kamberi takon koordiantorin e Lëvizjes Qytetare ”Vatra”

912
0
SHARE

Në Gjilan sot u zhvillua një takim në mes të Kushtrim Kadriut, koordiantor i Lëvizjes Qytetare ”Vatra” dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, njëkosisht edhe deputet në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi.
Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat përballen banorët e tri komuanve me shumicë shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në takmim u bisedua  edhe për pasivizimin e shtetësisë së banorëve të Malësisë së Bujanocit dhe atyre të Medvegjës, ku u shikuan mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim mes dy organizmave në gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi.
Kushtrim Kadriu njoftoi deputetin Kamberi me gjendjen e rëndë të qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës, si në aspektin ekonomik, poashtu edhe në aspektin juridik, me mos pajisjen me dokumente identfikimi nga republika e Kosovës dhe  shlyerjen nga evidencat në komunat e origiinës.Në takim u diskutua  edhe mundësia e kthimit të këtyre banoëve në shtëpitë e tyre.
Deputeti Kamberi njoftoi për angazhimin e madh të tij që është duke e bërë në nivel republikan, për të bërë të mundur zgjidhjen e problemit me të pasizivizmit të shtetsisë , duke e ngritur këtë çështje edhe në nivel ndërmobëtar./Lugina Press/