Home Aktuale Nis gjykimi në rastin Kumanova, familjarët kërkojnë gjykim të drejtë

Nis gjykimi në rastin Kumanova, familjarët kërkojnë gjykim të drejtë

789
0
SHARE

Nën masa të rrepta sigurie, me prezencë të shtuar të njësiteve speciale të policisë nëpër rrugët e Shkupit dhe rreth objektit të Gjykatës themelore Shkupi 1, ka filluar seanca e parë e të akuzuarve të rastit të Kumanovës.

Gjithsej 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova akuzohen për veprën penale “pjesëmarrje në organizata terroriste dhe për terrorizëm”.

Familjarët e shumtë të të akuzuarve kanë pritur me orë të tëra seancën, ndërsa disa prej tyre ju ndalua hyrja në sallë, pa marrë ndonjë sqarim. As ambasadorit të Kosovës në Shkup, Ylber Hysa nuk u lejua hyrja në gjykatë, por ai qëndroi pranë familjarëve jashtë godinës, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Shkup.

Avokatët mbrojtës vlerësuan se kjo akuzë është e pabazë. Ndërkaq familjarët e të akuzuarve nuk presin epilog të drejtë nga gjykimi pasi që nuk u besojnë institucioneve gjyqësore në Maqedoni. Ata thonë se rasti i Kumanovës ka qenë një skenar i përgatitur nga politika e Maqedonisë, andaj kërkojnë një hetim ndërkombëtare.
“Po është një proces tepër i montuar që u ngjason proceseve tjera politike duke filluar prej rastit Sopotit, Monstra, e të tjerë. Do të thotë që është një rast shumë mirë i përgatitur. Orët e para të mëngjesit të datës 9-10 maj tregojnë atë se çfarë ka ndodhur. Është një rast monstruoz, një rast enigmatik, duke menduar në atë që shteti i Maqedonisë, strukturat informative në njërën anë thonë se e kanë ditur për grupin e Kumanovës, në anën tjetër nuk kanë ndërmarrë masa preventive”, deklaroi Muhamet Shehu, vëllai i Demë Shehut.

Dashurie Sefaj, gruaja e Genc Sefajt kërkoi ndërhyrje të faktorit dhe drejtësisë ndërkombëtare.
“Shpresojmë që do të bëhet një gjykim i drejtë, i paanshëm, shpresojmë se do të jetë një hetim ndërkombëtar për këtë rast. Ne nuk u besojmë maqedonasve”, deklaroi Dashurie Sefaj, gruaja e Genc Sefaj.

Babai i Valdet Zekajt, kërkoi që djali i tij dhe të paraburgosurit e tjerë të transferohen në burgjet e Kosovës. Arsye për këtë është trajtimi që deri më tani u është bërë atyre në burgjet e Maqedonisë.
“Unë kisha bërë apel te organet ndërkombëtare të drejtësisë, të marrin këtë çështje në dorë, të insistojnë të vëzhgojnë gjykimin. Ne jetojmë në Ballkan, dhe në Kosovë është EULEXI, munden të ndikojnë të bëhet marrëveshje për të bërë transfer në burgjet e Kosovës”, ka thënë Ismail Zekaj, babai i Valdet Zekaj.

Në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, 10 persona nga grupi i armatosur dhe 8 policë të Maqedonisë mbetën të vrarë, ndërsa rreth 37 policë janë lënduar. Të arrestuarit akuzohen sipas nenit 294 të kodit penal të Maqedonisë, për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe për ter