Home Aktuale Austri: Shqiptari nga Tërnoci i Bujanocit gjen portofolin me 5.000 euro dhe...

Austri: Shqiptari nga Tërnoci i Bujanocit gjen portofolin me 5.000 euro dhe e dorëzon në polici

1036
0
SHARE

     Mustaf  Mustafi  nga Tërnoci  i Bujanocit  i cili jeton dhe vepron në Austri ka bërë një gjestë që jo çdo kush mund të bëjë.

    Portofolin e gjetur me 5.000 euro  dhe dokumente   i  ka dorëzuar në polici  raporton Lugina Press.

Mustafi  në një prononcim për Lugina Press, tregon se portofolin  me 5.000 euro  dhe dokumentet  i ka  gjetur në hotelin ku edhe punon. Më pas i ka dorëzuar në polici të cilët i’a kanë dhënë adresën e pronarit të parave.  Ndërkoh siç tregon Mustafi  portofolin së bashku me 5.000 euro dhe dokumentet i ka dorëzuar babait të pronarit parave  ngase në at moment ai  nuk gjindej  në shtëpi.

Pas dy dite   më ka telefonuar shefi i  hotelit  ku punoj dhe më ka thënë që nga sot i ke të gjitha  të drejtat në hotel, duke filluar  nga çelsat e deri tek  mbajtja e parave  ka thënë mes tjerash Mustafa. Rasti  i  tij është përgëzuar nga policia austriake./Lugina Press/