Dafina Zeqiri padyshim është një nga këngëtaret më të kërkuara kosovare sot në treg. E poashtu edhe një nga këngëtaret më seksi. Mirëpo fati i saj në dashuri nuk po i shkon sikur në karrierë.
Ajo pas një lidhje shumë vjeçare me ish të dashurin Krenarin, e cila përfundoi para një viti, provoi që disa herë të ndërtoi një tjetër lidhje të suksesshme.
I pari ishte Ledri Vula mirëpo edhe ai nuk ia mbushi syrin këngëtares kosovare që të jetë “princi” i saj i ardhshëm.
Pas ndarjes me Ledrin, u spekulua edhe për disa lidhje të tjera të Dafinës, mirëpo vet këngëtarja së fundmi ka thënë se është single dhe nuk mendon që të ketë një lidhje së shpejti.






