Home Aktuale Intensifikohen punimet në sheshin e Bujanocit

Intensifikohen punimet në sheshin e Bujanocit

1025
0
SHARE

Në sheshin e Bujanocit janë intensifikuar punimet për krjimin e imazhit të ri të qytetit. Por, intensifikimi i punimeve këtyre ditëve po zhvillohet rreth ujësjellësit, me çrast ndërmarrja “Komunalia” ka nisur ndërrimin e gypave kryesor të ujësjellësit. Por këto punime janë problematike për qytetarët e shtëpive dhe banesave për rreth, pasi që është ndërprerë rrjeti për furnizim me ujë. Pa ujë ka ngelur edhe Shtëpia e kulturës dhe gjykata.

Autoritetet e komunës kanë dhënë arsyetimin e tyre, duke premtuar zgjidhje të shpejt. Sipas Avni Ismaili kryetar Ndërrmarrjes Publike “Komunalia”, , për shkak të ndërprerjes së rrjetit do të ketë furnizim me ujë për qytetarët me cisterna me ujë të pijshëm. “Shpresojmë që brenda tre ditëve të kryhen punimet dhe të rikthehet furnizimi normal me ujë. Me ndryshimin e gypave në të ardhmën nuk do të ketë më probleme, vendosja e gypave të rinjë të ujësjellsit do ta zgjidhë problemin për një kohë të gjatë”, theksoi Ismaili.