Home Aktuale Aniku ,7 vjeçari nga Tërnoci i Bujanocit pjesëmarrës në festivale...

Aniku ,7 vjeçari nga Tërnoci i Bujanocit pjesëmarrës në festivale të ndryshme e me çmime të shumta

1868
0
SHARE

Anik Hamidi nga Tërnoci i Bujanocit që nga fëmijëria  e ka filluar karrierën e tij duke marrë pjesë në festivale të ndryshme të botës së muzikës.

Aniki është nxënës i klasës së parë pranë shkollës fillore”Naim Frashëri” në Bujanoc, e krahas kësaj,  ai ndjek mësmimet edhe në shkollën e muzikës në gjuhën sërbe në po të njetin qytet.

Me dëshirën  e flakët   dhe talentin   e tij  në fushën e muzikës ka arritur që në këtë moshë të vogël të merrë pjesë nëpër festivale të ndryshme të rajonit,  madje dhe të fitoj çmime e po ashtu dhe të jetë musafir special i këtye festivaleve. Jo vetëm kaq por  Aniku  ka dhe tri këngë të tij.

Vetëm shtatë vjeçarë por me suksese të shumta.

Në vitin 2019, Aniku morri pjesë në festivalin”Ylberi” në Shkup e që mori çmimin “SPECIAL”.

Në vitin 2020 në festivalin “Ylberi”  po ashtu  në Shkup, mori titullin”GRAN PRIX”.

Në vitin 2021 morri pjesë në festivalin” Vihuela Fest ” në  Prishtinë dhe mori çmimin  “Kompozimi më i mirë ” por dhe Mirënjohje. E po në të njejtin vit  në festivalin”Mollëkuqet’ në Gjilan mori  vendin e dytë.

Më pas morri pjesë në festivalin  “Bilbilat e Korabit ” që u mbajt  po ashtu në vitin 2021 në  Dibër dhe arriti çmim “BEST TALENTS ÇMIMI I DYTË”.

 

Në festivalin”Junior Fest”  në Gostivar në vitin 2021 iu dha  çmimi “Debutuesi më i mirë”.

Në po të njejtin  vit në festivalin ” Lyra 2021′” në   Gjilan i takoi  çmimi ” Solisti  ri i më  mirë”, ndërkaq në festiavlin”XIXAT E FLAKËS” në  Gjilan ishte  i ftuar, si   musafir speciadhe fitues i mjë mirënjohje.

Ndërkaq këngët e tij janë:

Kënga 1 Anik hamidi (Melodia)

Kënga 2 Anik Hamidi ” Lule Notat

Kënga  e Kur bie fyelli e qiftelia (Cover)

Të gjitha këto i arriti nga dashuria e  elani  i  tij dhe përkrahjes së prindërve.

Por Aniku është i talentur dhe i edukuar edhe në shkollën fillore”Naim Frashëri” në Bujanoc.Si nxënës  i klasës së parrë i dalluar,  ka fjalë miradie edhe nga mësuesja e tij Feride Salihu.

Madje emicionet për sukseset e Anikut mësuese Feride Salihu i ka bërë publike edhe në platformën virtuale.

Në profilin e saj  na facebook  i ka uruar Anikut  suksese të shumta duk   u shprehur  se e pafshim lartë e më lartë.

Krenarë me të familja, klasa dhe shkolla

E pafshim lart e më lart Anikun e na bëft krenarë si „çikat tona“! ” , ka shkruar mes tjerash Feride Salihu për Anikun./Lugina Press/