Home Aktuale Bujanoc: Promovohet “Alfabeti i mileniumit të ri ”(video+foto)

Bujanoc: Promovohet “Alfabeti i mileniumit të ri ”(video+foto)

2964
0
SHARE

    Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është promovuar libri  me  titull “Alfabeti i mileniumit të ri ”, i autorit Arif Osmani nga Tërnoci i Bujanocit i cili jeton në Bern të Zvicrrës.

6

 Në promovim kanë marrë pjesë gjuhëtar, përfaqësues të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM), përfaqësues të organizatave jo qeveritare, përfaqësues të shoqatave të shkrimtarëve nga Lugina e Preshevës“Feniks” dhe “Faik Konica”  e tj.

Fillimsht u interpretuan vargjet “Gjuha Shqipe” të Gjergj Fishta nga aktori Nagip Taipi

 

Ndërkohë Sevadil Iseni Kryetar i BKSH-së “Perspektiva” para të pranishmëve elaboroi për historikun e alfafabetit të shqiptarëve, ndërkohë foli për  rëndësinë e librit “Alfabeti i mileniumit të ri ”,  .

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

     Iseni mes tjerash theksoi se  “Në rajonin e Kosovës Lindore, në gjuhën e folur përdoret dialekti gegë. Shumë albanologë e dëshmojnë me shkrimet e tyre se gjuha më e pastër flitet në lindje të Kosovës, pikërisht në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Këtë e kanë verifikuar edhe albanologët me origjinë nga Kosova Lindore: dr. Idriz Ajeti dhe Rexhep Ismaili”.

   Para 40 vjetësh në Tërnoc të Bujanocit, autorin Arif Osmani e mundonte një problem, i cili ka qarkulluar me vite ndër shqiptarët. Pse shqiptarët nuk kanë alfabet të tyre?! Arif Osmani, arriti  ta konkretizoj një ide të tillë. Atij iu deshën plot 40 vjet ta përpiloj një alfabet, origjinal shqiptar, me të cilin do të krenoheshin gjithë ata që flasin shqip.  Ky alfabet, sipas Arif Osmanit, nuk është as latin e as arab, por thjesht shqip”tha     Kryetari i BKSH-së “Perspektiva” Sevadil Iseni premtoi se promovimin e librit  do të bëjnë edhe nëpër vende të tjera të shqiptarëve.

Ndërkohë Mevlude Abdullahi  kryetare   e shoqatës së  shkrimtarëve “Faik Konica” nga Lugjna e Preshevës  mes tjerash theksoi se “Gjuha, shkolla, arsimi si dhe kultura në përgjithësi kanë qenë e mbeten gjithmonë veçori karakteristike të një populli, pa të cilat s’ka dhe s’mund të ketë zhvillim dhe përparim qytetar e kombëtar”.

  Para të pranishmëve foli po ashtu edhe Arif Osmani me çrast sqaroi punën e tij dyzetvjeçare për të nxjerrur në dritë “Alfabeti i mileniumit të ri ”.

 

Ndërkohë për rëndësinë e librit foli edhe Begzad Abdullahu  professor i gjuhës shipe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc  i cili tha se zotëri Arifi edhe pse si një pionier,  është duke bërë një punë epokale, një punë që nuk e kanë bërë as shkencëtarët e shkencave albanologjike.

  Librin “Alfabeti i mileniumit të ri ” e ngriti lartë edhe myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi.

 

Arif Osmani u lind, në Tërnoc të Bujanocit. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në vendlindje për të vazhduar studimet në Prishtinë.

Arif Osmani herë pas here është marrë me shkrimin e poezisë. “Alfabeti i mileniumit të ri”, është libri i parë i tij./Lugina Press/

Në këtë mënyrë, u konkretizua alfabeti shqip i mileniumit të ri.

alfabeti   alf