Home LAJME Nga fundjava priten mërgimtarët

Nga fundjava priten mërgimtarët

884
0
SHARE

Nga fundjava pritet mbërritja e numrit më të madh të mërgimtarëve Në këtë periudhë të mesit të korrikut pritet të shtohet numri i mërgimtarëve që vijnë për pushime në vendlindje. Radhët e gjata nëpër pikat kufitare pritet të jenë nga fundjava, pasi që shumica e mërgimtarëve në vendet evroperëndimore nisin pushimet verore dhe udhëtimin drejt vendlindjes. Autoritetet serbe të AMSS kanë bërë të ditur se ka intensitet më të vogël të automjeteve në autostradën E75 në relacionin Beograd – Preshevë. Së fundi ky destinacion është ngarkuar nga turistë që udhëtojnë drejt bregdetit grek për pushimet verore. Edhe punonjësit e pikës së pagesës rrugore në afërsi të motelit “Nais” theksojnë se nuk ka radhë të gjata, por ato pritet të jenë gjatë fundjavës dhe javëve të ardhshme. Në këtë periudhë pritet të mbërrijë edhe një numër i madh i mërgimtarëve tanë që vijnë për pushime në Luginën e Preshevës./LuginaPress/

LEAVE A REPLY