Home Aktuale Bujanoc: Organizohet tribunë për të drejtat e grave

Bujanoc: Organizohet tribunë për të drejtat e grave

1937
0
SHARE

Qendra për Avancimin e të Rinjëve dhe Grave dhe   Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc   organizojnë tribunë me temë “Dhuna, pasojat e saj dhe mbrojtja ligjore”.

Kjo tribunë  organizohet  me rastin e fushatës 16 ditëshe të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe shënimit të Ditës ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas.

Trubuna  është e hapur dhe   do të mbahet të hënën me 4 dhjetor 2017, me fillim prej orës 18:00,në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc – salla e vogël.

Panelistë në tribunë janë: përfaqësues nga njësia policore në Bujanoc,   përfaqësues nga Prokuroria themelore – njësia në Bujanoc, përfaqësues nga Enti për punë sociale, kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi,   nga Shtëpia e shëndetit dhe një psikologe./Lugina Press/