Home Aktuale Arrestohen tre preshevarë nën dyshimet për trafikim njerëzish

Arrestohen tre preshevarë nën dyshimet për trafikim njerëzish

680
0
SHARE

Autoritetet e rendit në Serbi kanë arrestuar tre persona nga Presheva, nën dyshimet se kanë trafikuar njerëz, të cilët kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror, ka njoftuar ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në transportimin e dhjetë shtetasve nga Siria, për të cilët thuhet të kenë hyrë paligjshëm në territorin e Serbisë.

Të  dyshuarve u është shqiptuar masa e parandalimit prej 48 orësh.