Home Aktuale Arbër Pajaziti: Një kujtim i hidhur

Arbër Pajaziti: Një kujtim i hidhur

999
0
SHARE
Me urdhër të ushtrisë serbe, më 23 prill të vitit 1999 rreth orës 17:00, u bë dëbimi i banorëve të Tërnocit, pa dallim fëmijë, pleq, gra, burra, të sëmur, ku pati edhe të paralizuar.
Në shtëpi kishim edhe një familje që ishte nisur nga Prishtina për në Kumanovë, e që duhej të rrinin disa disa dit në shtëpinë tonë, në mesin e tyre ishte edhe një grua me një fëmijë rreth 6 muajsh.
Unë isha 15 vjeç, mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar çka mund të ndodhte, dola në rrugë dhe pash kolona të gjata njerzish, disa i mbanin fëmijët në qafë, disa të tjerë pleqëtë në shpindë, sa trishtuese ajo pamje.
Tek vendi ku na stacionuan mbi fshatin Tërnoc, ishin rreth 6.000 njerëz, tollovi e paparë. I gjeta shokët e lagjes, ai ishte i vetmi moment gëzimi në gjithë atë trishtim. Pas disa orëve u kthyem në shtëpi, falë Zotit shëndosh e mirë.
Të kujtojmë të kaluarën.
Të ndërtojmë të ardhmen.