Në kuadër të xhamisë së Strugarëve në fshatin Tërnoc sot u mbajt dua hatmeje me nxënësit që kanë vijuar leximin e Kur’anit.
22 nxënës sot kanë përfunduar solemmnisht leximin e Kuranit(Hatmen) që kanë vijuar mësimin e leximit të Kuranit në xhaminë e Strugarëve në fshatin Tërnoc.
Nxënësit kishin përgatitur edhe një program të larmishëm me këndin nga Kurani, ilahi, recitime të karakterit fetar që zgjoi mjaft kurreshtje dhe emocione tek xhemati.
Progarmin e hapi imami i xhamisë Vesim Avdiu i cili njëherit kishte përgaditur nxënësit në leximin e Kuranit.
Ndërkohë fjalën e rastit e mori Mehmet Sahiti imam në xhaminë e stacionit hekurudhor në Preshevë njëherit koordinator i medresesë në Preshevë. Ndërkaq duan e hatmes e bëri imami Sevder Bajrami./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=qTc5Lk5uiE4 ” width=”560″ height=”315″]

















