Home Aktuale Bujanoc: Dituria shënon Ditën Botërore të Librit

Bujanoc: Dituria shënon Ditën Botërore të Librit

833
0
SHARE

Sot në mbarë botën  është shënuar  Dita Botërore e Librit. Lidhur me rastin e kësaj dite edhe në vendin tonë, Shoqata Kulturore “Dituria” në Bujanoc  , ka  organizuar një aktivitet  për të shënuar   ditën  botërore të librit dhe autorit.

942248_1167269286626328_32720528986973631_n

     Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc,  Shoqata Kulturore “Dituria” ,  ka shënuar   ditën  botërore të librit dhe autorit.

13087492_1167272893292634_6693468433624352231_n (1)

    Me këët rast është organizuar tryezë me panelistët Fatmir Muja, autor dhe  Nexhmedin Ademi, sociolog.

13062053_1167268889959701_4808645581223977042_n (1)

Në këtë eveniment kanë marrë pjesë teologë ,profesorë,  nxënës, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

13092119_1167269433292980_4805622175857449458_n

Ndërkohë Shoqata Kulturore “Dituria” në Bujanoc   ka ndarë mirënjohje për shtëpinë botuese nga Maqedonia “Logos A”  dhe për nxënësit të cilët kanë frekuentuar biblioteken e kësaj shoqate e cila është e pasuruar me tituj të ndryshëm.”Dituria”  , ndryshe njihet edhe si organizatë joqeveritare.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Ndërsa, 23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995.

Kjo ditë është një mundësi për të nisur një fushatë të gjerë dhe të qëndrueshme për ngritjen e vetëdijes, duke synuar të mbështesë veprimin e akterëve lokalë dhe institucioneve në favor të librit dhe të leximit. Ajo bazohet në një qasje pjesëmarrëse dhe në partneritet me profesionistë, akterët politikë dhe përfituesit që nënkuptohet në nivel kombëtar dhe rajonal./Lugina Press/