Home EKONOMI BE-ja shpall grantet e reja për shoqërinë civile në Kosovë

BE-ja shpall grantet e reja për shoqërinë civile në Kosovë

854
0
SHARE

Prishtinë, 11 shkurt – Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë do të lansojë tridhjetë kontrata të nënshkruara me organizatat e shoqërisë civile.

Projektet e reja që promovojnë dialogun në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, fuqizimin e gruas dhe barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen dhe pluralizmin, do të implementohen gjatë dy viteve të ardhshme.

Ngjarja e lansimit, e cila do të ketë formatin e një “biblioteke të hapur”, për të krijuar mundësi maksimale për lidhje dhe rrjete mes njerëzish, do të hapet nga Z. Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesi Special i BE-së.