Home LAJME Autoritetet kineze detyrojnë imamët të vallëzojnë në rrugë

Autoritetet kineze detyrojnë imamët të vallëzojnë në rrugë

780
0
SHARE

Imamët e xhamive të Xinjiangut, në Turkestanin Lindor, janë detyruar të mblidhen në shesh që të vallëzojnë së bashku.

Agjencia shtetërore kineze thekson se “në emër të civilizimit” imamët janë detyruar të vallëzojnë në sheshin e qytetit.
Në të njëjtën kohë ata janë detyruar të thonë edhe slogane të tilla si “paqja në vend jep i jep paqe shpirtit” .
Një numri të madh të imamëve u janë dhënë me forcë flamuj kinez, bashkë me imamë kanë vallëzuar edhe studentët e universitetit.
Gjatë fjalimeve, të rinjve u është thënë të qëndrojnë larg xhamive, se namazi është i dëmshëm për shëndetin dhe janë inkurajuar për vallëzim. Mësueset kanë marrë instruksione se si t’i mësojnë nxënësit që të largohen nga arsimimi fetarë dhe janë betuar se ato do t’i largojnë fëmijët nga feja.
Nëpunësit civilë janë detyruar gjithashtu të thonë slogane si “furnizimi ynë vjen nga Partia Komuniste kineze, e jo nga Allahu.”