Cristiano Ronaldo ka arritur ta kompletojë seancën e plotë stërvitore të hënën, ndërkohë që Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Portugezi u lëndua në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Borussia Dortmundit dhe ishte në dyshim për sfidën e të mërkurës mbrëma.
Megjithatë, të hënën ai ka arritur që të përfundojë me sukses stërvitjet dhe pritet të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit në ndeshjen e rëndësishme kundër kampionit të Evropës.
Edhe Sergio Ramos e ka kompletuar seancën stërvitore, mirëpo Gareth Bale nuk është angazhuar në stërvitje, si pasojë e sëmundjes.
Në përballjen e parë, Los Blancos janë nikoqirë të bavarezëve në Santiago Bernabeu.






