Home LAJME A mund të fitohen zgjedhjet me rrjete sociale?!

A mund të fitohen zgjedhjet me rrjete sociale?!

1015
0
SHARE

Ndikimi i madh që kanë rrjetet sociale në komunikimin me publikun, sipas analistëve kosovarë nuk do të ndikojnë që të fitohet “beteja” e zgjedhjeve. Sipas tyre, fitorja e betejës virtuale nuk e determinon edhe fitoren reale të zgjedhjeve nacionale.

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se rrjetet sociale janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin dhe shpalosjen e punës së liderëve të partive politike, mirëpo sipas tij, vështirë është që të thuhet me siguri, se triumfi në betejën virtuale do të ndikojë që të fitohet edhe beteja reale zgjedhore.

Ai ka theksuar se disa prej liderëve e kanë krijuar një dritare të rëndësishme të komunikimit me publikun, përmes rrjeteve sociale, duke shtuar se, në këtë fushatë rrjetet sociale po përdoren shumë më tepër se në zgjedhjet e kaluara.

“Nëse e analizojmë me thellë këtë gjë, e shohim se rrjetet sociale janë kthyer në një teren, ku personat e ndryshëm ofendohen, fyhen dhe shahen në mënyrat më të ulëta. Kështu që përveç anës pozitive kemi edhe anën jo të shëndetshme të këtij komunikimi. Pastaj, përveç disa prezantimeve, rrjetet sociale nuk kanë ndikuar që programet e partive politike të shpalosen më detajisht programet”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Ndërsa, analisti Armend Muja, ka thënë për Telegrafin se në Kosovë kemi rreth 800,000 përdorues të rrjetit social Facebook, dhe sipas tij, beteja virtuale paraqet një nga mënyrat e targetimit të audiencës partiake, “është e lirë, e shpejtë dhe e favorshme për mesazhe të shpejta për votuesin”.

Ai ka theksuar se në procesin e vendimmarrjes në votim, prezenca në facebook mund vetëm të zgjojë kurreshtje por jo edhe interesim dhe veprim.

“Andaj, terreni dhe kontakti me votuesin duke përdorur trend-setteret multiplikues paraqet mënyrën më të mirë të bindjes se votuesit. Mjeti me i fuqishëm i informacionit ende mbetet televizioni, influenca dhe informacionet nga familja dhe miqtë, andaj mendoj që influenca e rrjeteve sociale ende mbetet e ulët. Rrjetet sociale janë të favorshme për grupmoshat e reja, të cilat shpesh herë vazhdojnë të mos jenë përcaktues fituesish”, ka thënë Muja për Telegrafin./Telegrafi/luginapress