Cesare Prandelli i ka dërguar një paralajmërim të qartë sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli. Ky i fundit do të jetë pjesë e Italisë në Botërorin e Brazilit vetëm nëse i respekton rregullat e skuadrës.
Mario Balotelli mund të mungojë në Kampionatin Botëror të që këtë vit mbahet në Brazil.
Një gjë e tillë do të ndodh nëse ai vazhdon me gjestet e tij jo të matura e të cilat gjithmonë sjellin pakënaqësi në skuadër.
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, ka theksuar se sulmuesi i Milanit do të jetë në skuadrën italiane vetëm nëse i respekton rregullat e skuadrës.
“Vetëm nëse qëndron i qetë dhe i respekton rregullat, ai do të jetë në Brazil”, u shpreh Prandelli, transmeton ‘Il Corriere Della Sera’.
“Për ta parë duke luajtur mirë Balotellin, gjithmonë duhet ta motivosh në mënyrën e duhur. Ndonjëherë ai ka qenë gabim, por nuk u dorëzua. Ai ka 14 gola për skuadrën dhe kjo nuk është pak”, shtoi tutje ish-trajneri i Fiorentinës.
Balotelli është vënë nën kritikat e mediave italiane për sjelljet jo të mira, së fundmi edhe për përplasjen me fjalë që pati me trajnerin e tij te Milani, Clarence Seedorf.






