Nën organizimin e disa të rinjëve nga fshati Tërnoc dhe me përkrahjen e xhematit të fshatit falja e namazit të Fitër Bajramit në mënyrë të organizuar do të bëhet në stadiumin e fshatit Tërnoc.
Me këtë iniciativë këta të rinjë sinojn që në stadiumin e fshatit të mbledhin xhematin jo vetëm të fshatit Tërnoc por edhe nga gjithë Lugina.
Përveë faljes së namazit do të ketë edhe program me Lexim nga Kur’anit, ligjerata nga Hoxhallarë, Ilahi dhe Monologje.
Sipas njoftimit nga organizatorët, katër imamët e xhamive në fshatin Tërnoc do të kenë secili detyrën e vet.
Hoxhollarët Vesim Avdiu dhe Nexhmedin Saqipi do të kenë nga një ligjeratë, falja e namazit do të bëhet nga Sevder Bajrami ndërsa për hydben do të përkujdeset Hoxhë Sulejman Fejzullahu.
Njëkohësisht Xhamitë e fshatit do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut, ndërsa pastaj ai xhemat do të transferohet në stadiumin e fshatit.
Ajo që e bënë edhe më të veçant këtë organizim është bashkpunimi produksioneve Evolutin dhe Studio Production nga fshati Tërnoc dhe në koordinim me Mediumin Spektri transmetimi i kësaj ngjarje do të jetë live në TV Spektri dhe në disa Media Online në Luginës siç është Lugina Press, duke ia mundësuar mërgimtarëve që të jenë sa më afër vendlindjes për këtë fest.
Organizatorët apelojnë tek të gjithë xhemati që me vete të sjellin sexhadën pasi hapsira e mbuluar me tepison mund të jetë e pamjaftueshme.
Ky organizim i dedikohet të gjithë pjestarëve të besimit islam, anda prezenca e numrit sa më të madhë të xhematit do ta begatonte edhe më tepër këtë organizim.
Pregatitja e vendit për lutje ka filluar.












