Qeveria e re e Serbisë duhet të formohet deri të dielën në mbrëmje, ka thënë mandatari për krijimin saj Aleksandar Vuçiq.
Gazeta Blic sjell emrat e ministrave serbë të cilët do t’i komunikojë kryeministri Vuçiq në Novi Sad, transmeton Koha. Në kabinetin qeveritar do të jenë edhe emra jashtëpartiakë.
Blic publikon këta emra që pritet të përbëjnë qeverinë serbe: Kryeministër: Aleksandër Vuçiq , kryetar i SNS- që fitoi zgjedhjet parlamentare.
Ministër i Jashtëm :Ivica Daçiq (kryeministër i dhe ministër i deritashëm i Punëve të Brendshme) për të cilin thuhet se nuk ka ndonjë meritë në polici por të cilit i përmenden meritat në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit nënshkruar me Hashim Thaçin më 19 prill 2013.
Ministër i arsimit dhe i shkencës Sërgjan Vërbiq ( jashtëpartiak) i Finanancave Lazar Këstiq (jashtëpariak), ministër i Drejtësisë Nikola Selakoviq (SNS, ministër i deritashëm në këtë resor), ministër i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq (SNS, ish –kryetar i
Kuvendit serb), ministër i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq (SNS, ishministër në këtë resor), ministër i kulturës dhe i informimit Ivan Tasovac (jashtëpartiak), ministër i Tregtisë, i telekomunikacionit dhe i turizmit Rasim Lajiq (SDPS, ish – ministër në këtë resor), ministër i Rinisë dhe i Sportit Vanja Udoviçiq (SNS), ministër i Bujqësisë dhe i
Ambientit Zhivanko Radovançev (SPS), ministër i Ndërtimit, komunikacionit dhe infrastrukturës Aleksandar Antiq (SPS), ministër i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar (SNS), ministër i Ekonomisë Dushan Vujoviq (jashtëpartiak), ministër i Administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale Kori Udovçki (jashtëpartiak).
Blic nuk shkruan se ç’pozitë mund të mbajë Aleksandar Vulin, ministër i ngarkuar për Kosovën, ndërsa supozon se ministër pa portofol mund të emërohet lideri i Nova Srbija- s Velimir Iliq.







