Home SPORT Arsenal, United e City, në gjurmët e objektivave të Barçës

Arsenal, United e City, në gjurmët e objektivave të Barçës

437
0
SHARE

Penalizimi i FIFA-s që i ka hequr të drejtën Barcelonës për të blerë lojtarë në dy merkatot e ardhshme me të drejtë ka shkaktuar dhimbje koke te blaugranat, por ndërkohë ka klube të tjera që nën zë festojnë për të përfituar dhe janë gati të hidhen në sulm si peshkaqenë për të kapur gjahun e tyre. Katalanasit kanë arritur paraprakisht marrëveshje me portierin e Borussia Monchengladbach, Marc-Andre ter Stegen dhe të riun e talentuar kroat, Alen Haliloviç, por me bllokadën e imponuar nga qeveria ndërkombëtare e futbollit, janë disa klube të mëdha në Angli që janë vënë në lëvizje.

Media të ndryshme britanike raportojnë se Manchester City dhe Manchester United po përgatiten t’i rrëmbejnë Barçës 17-vjeçarin Haliloviç, i njohur ndryshe si Messi i ri, ndërkohë që Arsenali është një prej skuadrave që kërkon të aneksojë gardianin Ter Stegen, i destinuar të shkonte te blaugranat si pasuesi i Victor Valdes. Portieri i Gladbach e ka bërë të qartë edhe pas lajmit që shokoi Barçën se largimi nga Gjermania është i sigurt në fund të sezonit, edhe pse për momentin e ardhmja e tij qëndron pezull në ajër. Me largimin e mundshëm të Lukasz Fabianskit, Topçinjtë e Wenger e kanë të domosdoshëm një portier klasi dhe Ter Stegen është identifikuar si i duhuri, për më tepër në këto momente që kanë marrë edhe një asist nga FIFA.