Home Aktuale Arbër Pajaziti shpallet “Ambasador i paqes”

Arbër Pajaziti shpallet “Ambasador i paqes”

555
0
SHARE

Federata Universale e Paqes i ndau sot titullin “Ambasador i Paqes” Arbër Pajazitit.

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti është dekoruar me me titullin “Ambasador i Paqes” nga Federata Universale e Paqes.

Me këtë rast Pajaziti ka shprehur kënqësinë e tij edhe në facebook.

Ndjehem i nderuar që sot në Tiranë, nga Federata Universale e Paqes, u dekorova me titullin “Ambasador i Paqes”

Ky titull për mua është nder, por njëherit edhe motivim shtesë, që t’i shërbej paqes kudo që më jepet mundësia.

Shqiptarëve në përgjithësi e Shqiptarëve të Luginës në veçanti, ndër vite u ka munguar paqa, andaj ne më shumë se kurrë, duhet të përçojmë paqe dhe të punojmë që ta arrijmë atë,  ka shkruar Arbër Pajaziti në facebook./Lugina Press/