Home Aktuale Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla

Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla

686
0
SHARE

Komuna e Bujanocit, sot ka nënshkruar 97 kontrata me ndërmarrësit lokal nga Bujanoci.

Kryetari Shaip Kamberi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka ripërsëritur se do të mbetet i përkushtuar në përkrahje të bizneseve lokale.

“U nënshkruan 97 kontrata me bizneset e vogla nga territori i Komunës së Bujanocit.
Ketë vit, kemi parapa 10 milionë dinarë për përkrahje të 97 bizneseve nga Bujanoci, ndërsa për tre vjet kemi subvencionuar rreth 250 biznese të vogla në total prej 30 milionë dinarëve. Shifra këto shumë të kënaqshme krahasuar me vitet paraprake të subvencionimit të biznesit lokal.
Edhe më tej mbetem i përkushtuar se ndërmarrësit duhen të përkrahen, sikur që pata premtuar se do të mbështes çdo iniciativë të mirëfillt për vetëzhvillim” – ka shkruar Kamberi në facebook.