Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka zhvilluar sot një takim me aktivistët e Zyrës për të rinj në Bujanoc
Postimi i Zyres për të Rinj:
Sot ishte nder dhe respekt që ta mirëpresim kryetarin e komunës Nagip Arifin në zyrën për të Rinj në Bujanoc.
Prezantuam disa nga projektet nga aktivistat e zyrës të cilët janë të gatshëm në çdo kohë të kyçen në organizime nga më të ndryshmet, projekte të cilat do t’i implementojmë në ditët në vijim.
Gjithashtu Medina Mustafa prezantoi projektin tema: Narkomania dhe higjena mentale.








