Home Aktuale APN: Prokuroria e Lartë Publike hedh poshtë Kallëzimin Penal kundër kryetarit Shqiprim...

APN: Prokuroria e Lartë Publike hedh poshtë Kallëzimin Penal kundër kryetarit Shqiprim Arifi

167
0
SHARE
Ditë më parë kryetari Arifi përmes një shkrese zyrtare është lajmëruar se Departamenti Special për Luftën kundër Korrupsionit pranë Prokurorisë së Lartë Publike me Aktvendim – KA HEDHUR POSHTË KALLËZIMIN të dërguar nga ekspertë të “partisë letrave anonime” të bashkangjitur me dokumentacion përkatës të marrë në Administratën komunale, kinse kryetari Arifi ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak të realizimit të projekteve në dobi të qytetarëve të komunës sonë.
Duke u nisur nga ndjenja e hakmarrjes dhe urrejtjes e me qëllim të dëmtimit të rejtingut dhe personalitetit të kryetarit Arifi, “ekspertët e letrave anonime” kishin dërguar kallëzim anonim në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, por nuk e kanë marrë guximin që kallëzimin ta bëjnë në rrugë zyrtare, për shkak të ndjenjës së pasigurisë që i njejti do të hidhej poshtë në mungesë të fakteve, sipas parimit të “gjuajtjes së gurit dhe fshehjes së dorës”.
Nisur nga fakti që projektet e iniciuar dhe realizuar nga pushteti i Alternativës nën udhëheqjen e Shqiprim Arifit, kanë qenë të proceduar në rrugë të qartë ligjore e procedura përkatëse administrative, Prokuroria e Lartë në mungesë të fakteve, ka hedhur poshtë kallëzimin e dërguar.
Rikujtojmë, që për dallim nga kryetari Arifi, më vitin 2017, Ardita Sinani kishte keqpërdorur ndarjen e Subvencioneve të Bujqësisë (saqë subvencione kanë marrë dhe persona që fare nuk kanë aplikuar) dhe subvencionet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të cilën nga Prokuroria e Lartë Publike – Departamenti special për luftën kundër korrupsionit ka të deponuar dhe Aktpadi në Gjykatën e Lartë Administrative në Nish – për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
27 shtator 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim