Home Aktuale Nëse jeni fshirë nga evidenca, në stacionet policore lajmërohuni në KKSH

Nëse jeni fshirë nga evidenca, në stacionet policore lajmërohuni në KKSH

625
0
SHARE

Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) i bënë apel të gjithë qytetarëve shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi (apo e kanë çregjistruar) nga stacionet policore të Luginës së Preshevës, përkatësisht të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të lajmërohen në zyrat e KKSH-së.
Mbledhja e të dhënave nga qytetarët shqiptar që i është pasivizuar vendbanimi bëhet me qëllim të krijimit të një data baze të saktë për të fillluar procedurat përkatëse për mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar disa herë me rradhë se një procedurë e tillë e pasivizimit të vendbanimit është antiligjore dhe kundërkushtetuese. Megjithatë, veprimet e tilla edhe pse të papranueshme nga Policia po vazhdojnë edhe më tej. Sipas vlerësimeve të KKSH-së kjo ka për qëllim ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë në Luginën e Preshevës.
Andaj, edhe njëherë apelojmë tek të gjithë qytetarët shqiptar nga Lugina e Preshevës e që i është pasivizuar vendbanimi të lajmërohen me dëshmi përkatëse për të përpiluar data bazën e të dhënave të nevojshme për të filluar procedurat juridike para institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. Pra, fillimisht për të konsumuar mjetet juridike para gjykatave vendore, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese e nëse nuk sjell rezultat, (anulimin e procesit të pasivizimit të vendbanimit të qytetarëve shqiptar), KKSH-ë do të dërgoj këtë çështje edhe para Gjykatës evropiane për drejtat e njeriut në Strasburg.

Bujanoc, 14.04.2015 Shërbimi për informim i KKSH-së