Home Aktuale Gresa Lahu që synoi ulsen në asamblenë...

Gresa Lahu që synoi ulsen në asamblenë komunale të Prishtinës e arriti ate

777
0
SHARE

Kandidatja më e re  nga lista e Uran Ismailit për Prishtinën,  Gresa Lahu ndonëse ishte  re ne moshë dukej   të ishte  edhe njëra  nga kandidatet më serioze e me mundësi reale për një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Synimi i saj për  një vend në asamblenë komunale të Prishtinës tashmë u realizua.

Ajo  ka marrë mandatin e Asambleistes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Gresa përmes një postimi në facebook ka falënderuar votuesit për besimin që ia kanë dhënë në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Postimi i  plotë e Gresa Lahu-t:

Të dashur qytetarë, miq dhe familjarë

Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, duke e ndjerë peshën dhe përgjegjësinë e besimit që më dhatë në zgjedhjet e 17 Tetorit, ju njoftoj se kam marrë mandatin e Asambleistes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Me një ekip fantastik të Prishtinës që na bashkon, do të shtyejmë përpara çdo punë të mirë për Prishtinën dhe qytetarët. Faleminderit për besimin!

Sinqerisht,

Gresa.

 

Ndërkaq Gresa Lahu vitin e kaluar pati vizituar edhe Luginën e Preshevës.

Ajo ka marrë pjesë në një Tryezë të Rrumbullakët, në mes të të rinjëve përfaqësues të partive politike në Komunës së Preshevës dhe Republikës së Kosovës./Lugina Press/

 

 

 

!