Home Aktuale Alban Alili: Neve nuk na ka bashku ideja me ndjellë urrejtje ndaj...

Alban Alili: Neve nuk na ka bashku ideja me ndjellë urrejtje ndaj atyne që mendojnë ndryshe

1532
0
SHARE

 

Nga Alban Alili

Une me shokt e mi ne PVD e kemi lidh te ardhmen tone me Bujanocin. Na e ndertojme projektimin per te ardhmen tone qetu, ne Bujanoc.

Qetu ku mendojme me jetu, me kontribu ne permiresimin e te ardhmes tone te perbashket, e ketu njejt me u plak, e me tregu qysh jemi kon na, qe e kemi transformu kete vend.

Me tregu qysh ketu kane qene para neve ata qe kan dhon gjithcka, e kan sakrifiku gjithcka, per Bujanoc te shqiptareve, e te tille na e kan lene. Te tille kemi me e vazhdu.

Ketu jemi e kemi qene edhe ateher kur mendje provinciale e hakmarrese kan mendu e na kan deshiru largimin, e shkuarjen tone ne Belgjike si azilanta.

Ata e kane pa, qe cdohere kur jon mundu me na shtyp, jemi dal me te forte. Sepse te tille jemi.

Neve nuk na ka bashku ideja me ndjelle urrejtje ndaj atyne qe mendojne ndryshe, e as me shpif e baltos te tjeret per qellime perfide.

Neve na bashkon ideja se si e projektojme te ardhmen e vendlindjes tone, permiresimi i jeteve te gjithesecilit, e qysh e mendojme zgjidhjen e problemeve, avancimin e permiresimin e pozites tone si shqiptar.

E kjo ka vazhdu me u deshmu nder vite.

Sepse djemt dhe vajzat, grate dhe burrat e PVD-së e kan trasu rrugen e politikberjes ne Lugine, e te tjerat parti politike , shumicen e herave derivate te PVD-se, i jane bashku ketij rrugetimi politik (Me e fresketa eshte pjesmarrja ne zgjedhjet parlamentare, te cilen tani e kan perqafuar shumica e partive politike. Keshilli Kombetar Shqiptar eshte rasti tjeter, ku te gjitha partite sot jane pjesemarrese aktive, e te njejtat kan kundershtuar me vite).

Sepse politika nuk eshte vec vend pune, e pozita nuk eshte vec pushtet. Vizioni e qellimi perfundimtar nuk duhet te jete, e yni nuk do jete asnjeher, shfrytezimi i pushtetit si arme per te luftuar bashkeqytetaret tane qe mendojne ndryshe, por pushteti te jete vegel me te cilen e ndertojme nje te ardhme me te ndritun per secilin prej nesh, pa dallim orientimi, opinioni e perkatesie.

Per ate neser n’shesh per te treguar qe #BashkëMundemi