Home Aktuale Xhemati i xhamisë”Bashkimi”në Büsserach të Zvicrës vazhdon të ndihmoj në ndërtimin...

Xhemati i xhamisë”Bashkimi”në Büsserach të Zvicrës vazhdon të ndihmoj në ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc

1266
0
SHARE

 

   Xhemati i Xhamisë”Bashkimi”  në  Büsserach  nga kantoni i Solloturnit të Zvicrës nuk ka të ndalur, ata edhe më tej  vazhdojnë së kontribuari  në ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit.

 Ky xhemat ishin nga të parët që iu bashkangjitën aksionit  për ndërtimin e xhamisë të cilët  tubuan një  shumë të konsiderueshme të  mjeteve materiale.

Ndërkohë edhe me tej  xhemati i kësaj xhamie  po vazhdojnë të kontribuojnë. Kësaj here  ishin Ramadan Rexhepi  nga komua e Gjilanit , Muhadin Azemi nga Dobrosini  dhe Iljas  Jashari nga fshati Geraj  që ndihmuan në këtë  aksion.

Qemal Fejzullahu nga fshati Maltërnoc,  xhemat  Xhamisë”Bashkimi”  në  Büsserach,  njëri nga iniciatorët e parë,   ka falënderuar  nga zemra të githë ata që ndihmuan  në ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc. Fejzullahu madje i ka falënderuar edhe në emër të këshillit inicues dhe të gjithë bashkfshatarëve të tij.

Xhamia   “Bashkimi”  në  Büsserach  nga kantoni i Solloturnit të Zvicrrës tubon në vetë xhematë nga  trojet e ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.Ndërkaq  jo rastëisht mbanë këtë  emër ngase bashkon shqiptarët në Zvicër.

Xhamia   “Bashkimi” çdo herë kur e kërkon  nevoja bashkon forcat për ti ndalë  në ndihmë trojeve  të  tyre  aty ku e kërkon nevoja./Lugina Press/