Home Aktuale Reagon APN në Bujanoc: Kush po nxit tensione në Bujanoc?

Reagon APN në Bujanoc: Kush po nxit tensione në Bujanoc?

1100
0
SHARE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc, gjykon ashpër gjestin e puntorit shëndetsor Sasha Arsiq i cili me publikimin e fotografisë me armatim të kalibrit të rëndë ka ngjallur shqetësime tek popullata e komunës sonë.

Është i papranueshëm një akt i tillë i cili vie nga një drejtues i subjetit politik, Partia Popullore, njëkohësisht edhe anëtar i Këshilit Komunal në Bujanoc dhe që për më tepër është edhe biri i zëvendësit të kryetarit të komunës, Stojaça Arsiq.

Ky gjest provokativ është edhe aq tendecioz dhe nxitës kur kihet parasysh se foto është realizuar brenda ambienteve të punës, në shtëpinë e shëndetit e cila frekuentohet nga pacientë të të trija komuniteteve, shqiptarë, serbë dhe romë.

Në kohën kur Lugina është bërë epiqendër e vëmendjes ndërkombëtare raste të tilla vetëm se mund ta rëndojnë situatën edhe ashtu të brishtë. Andaj, APN fton në radhë të parë shtëpinë e shëndetit në Bujanoc të marrë masa ndaj këtij individi, pastaj Këshillin Komunal, vet Partinë Popullora e cila drejtohet nga Vuk Jeremiq, dhe së fundmi edhe ministrinë e shëndetësisë.

Në raste normale për publikimin e fotove të tilla do duhej reaguar edhe prokuroria, por në vendin ku jetojmë nuk e dimë se cilat mund të jenë pritshmëritë në këtë drejtim.

Bujanoc: 12.09.2018

Shërbimi për Informim i APN-së, Bujanoc