Home LAJME Akcionet pa pagesë, në llogari të qytetarëve rreth 8.000 dinarë

Akcionet pa pagesë, në llogari të qytetarëve rreth 8.000 dinarë

1079
0
SHARE

Nëse nuk i keni tërhequr dividentët të cilat i keni marrë si pronarë të akcioneve pa pagesë, dhe nëse akcionet të cilat deri më tash i keni marrë dhe nuk i keni shitur, në llogarinë postare i keni rreth 8 mijë dinarë.

 

Vlera e përgjithshme e akcioneve pa pagesë gjatë ditës së djehsme, të cilat çdo qytetarë i ka marrë nga Industria e Naftës së Sërbisë dhe Aeroporti “Nikolla Teslla” me kusht që nuk i ka shitur ka qenë 4.064 dinarë. Nëse kësaj shume i shtohen edhe dividendët të cilat i kanë paguar këto dy ndërmarrje atyre që kanë të drejtë, shuma e akcioneve dhe dividentëve është gjithsej rreth 5.000.  Siç kanë konfirmuar për Blic në berzën e Beogradit çmimi i djeshëm në përmbyllje të akcioneve të INS-së ka qenë 595 për akcion ndërsa e Aeroportit 1.089 dinarë për një akcion.  Sipas ligjit të gjith qytetarët që e kanë realizuar të drejtën për akcione pa pagesë deri më tash i kanë marrë nga 5 akcione të INS-së dhe një të Aeroportit, vlera e përgjithshme në tregun e djeshëm e secilës nga to në bazë të kësaj ka qenë 4.064 dinarë. Sipas ligjit qytetarët kanë të drejtë edhe në akcionet e Fondit akcionarë dhe të “Telekomit serb” por ato akoma nuk janë kyçur në berzën e Beogradit dhe sipas kësaj nuk e kanë çmimin e tregut, dhe me këto nuk është e mundur që të tregëtohet. Rreth 4.8 milionë qytetarë të Sërbisë në vitin 2010 i kanë marrë nga 1.700 dinarë nga registri i privatizimit (fondi ku kanë rrjedhur paratë nga privatizimi). Këto mjete atëkohë shteti i ka paguar në llogarit e qytetarëve në kursimin postarë, në të cilin në ndërkohë u janë paguar edhe mjetet nga dividendët e INS-së dhe Aeroportit. Përveç akcioneve pa pagesë të kompanisë së INS-së dhe Aeroportit viteve të kaluara janë paguar edhe dividendët nga të ardhurat e punës, dhe ato sot kapin shumën rreth 1.150 dinarë. Procedura e ngritjes së parave në kursimin postarë ështe e thjeshtë, nga dokumentet është e nevojshme vetëm letërnjoftimi, kurse paratë meren një ditë më vonë. Nëse ndokush vendos që akcionet e INS-së dhe Aeroposrtit ti tregëtojë në berzë, procedurën gjithashtu mund ta fillojë në të njetin vend./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n