Home Aktuale Bujanoc:Më 1 Tetor ekspozita e lopëve sentimentale

Bujanoc:Më 1 Tetor ekspozita e lopëve sentimentale

1481
0
SHARE

 

Komuna e Bujanocit edhe këtë vit organizon ekspozitën e lopëve të racës simentale “Bujanoci 2016”.

Ekspozita do të mbahet në fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit më 1 Tetor me fillim nga ora 12:00 dhe ftohen të gjithë blegtorët të prezantojnë lopët e tyre.

Organizator është komuna e Bujanocit në bashkëpunim me stacionin e veterinarisë në Bujanoc, ndërsa në vitin e kaluar kishin marrë pjesë në ekspozitën e këtillë 72 lopë nga 62 pronarë.

Vlen theksuar se në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor të vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve./Lugina Press/

veterina-bujanoc-2016

14389768_1272118072808115_1987820917_n