Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka hapur konkurs për mësimdhënësit e lëndës fetare për shkollat në këtë rajon.
Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi , dërgon thirrje të hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për vende pune mësimdhënës të lëndës fetare në shkollat fillore dhe të mesme për formimin e listës për vitin shkollor 2014/2015, të sjellin këto dokumente:
1. Diplomën
2. Certifikatën e lindjes (fotokopje)
3. Nënshtetësinë ( fotokopje )
4. Biografinë
5. Kërkesën për regjistrim në listën e mësimdhënësve fetar për vitin shkollor 2014/2015
( patjetër të deklarohet emërtimi i shkollës ku konkurron).
Mësimdhënësit dhe profesorët të cilët kanë ushtruar mësimin fetar gjatë vitin shkollor 2013/2014 janë të obligueshëm për të plotësuar formularin e aplikimit.
Dokumentet duhet të dorëzohen më së voni deri më 25.06.2014, personalisht në zyrën e KBI-së Preshevës dhe Bujanoci (kontak: +381 63 402 336, nexhas@hotmail.com) t pranë Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë .
Nga koordinatori për lëndën fetare, Myftiu i BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi






