Home Aktuale Stop veturave në parkun e Gërmisë

Stop veturave në parkun e Gërmisë

1155
0
SHARE

Nuk duan që të ketë vdekje në parkun e Gërmisë sikur ai që ndodhi të shtunën pasdite, ku një 16 vjeçar humbi jetën.

Si reagim ndaj këtij rasti tragjik, grupi “Prishtina MountainBike Extremers Group” ka ftuar qytetarët që sot të bashkohen në hyrje të parkut të Gërmisë nga ora 09.00 deri në 11.00 raporton Telegrafi.

Iniciativa është e grupit të krijuar në rrjetin social facebook, “Prishtina MountainBike Extremers Group”, të cilët kanë bërë thirrje që të ndalohet lëvizja e veturave në parkun e Gërmisë.

“Ta mbrojmë jetën tuaj, familjen dhe të afërmit tuaj, shëndetin tuaj, parkun tuaj dhe paranë tuaj”, është motoja që i është bashkangjitur kësaj thirrje për të gjithë ata që duan të vozisin biçikleta. /LuginaPress/