Home Aktuale Shtrenjtohet sigurimi i obliguar veturave deri 60%

Shtrenjtohet sigurimi i obliguar veturave deri 60%

1242
0
SHARE

Pronarët e veturave nga 1 korriku do të paguajnë më shtrenjtë sigurimin e obliguar gjatë regjistrimit të veturës.

Ky shtrenjtim është për kategori të veçanta të veturave edhe atë do të jetë për 60% më shumë.

Kështu psh, ata që kanë paguar sigurimin e veturës 6400 dinarë, nga muaji i ardhshëm do të paguajnë të njejtin 10.100 dinarë, çka i bie për 59% më shumë. Kjo shumë paraqet preminë bazë të veturave që kanë motor me fuqi prej 33 deri 44 kilovat.

Këtë ndryshim do ta paguajnë edhe ata që kanë vetura me fuqi më të madhe të motorit. Kështu psh, vetura që ka fuqi 59 kilovat, në vend të 8000 dinarëve, sigurimin e obliguar do ta paguaj 13.045 dinarë.

Veturat deri 110 kilovat, në vend se të paguajnë 13.174 dinarë, nga muaji i ardhshëm do ta paguajnë 17.821 dinarë ose 35% më shumë.

Shumën më të madhe do ta paguajnë ata me mbi 110 kilovat – 21.161 dinarë. /luginapress/